E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Administrataprokurorët e gjyqtarëtsërish në grevë

ATHINE- Qeveria e Papandreut ndodhet në pritje të kredisë së re shpëtimtare nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërsa vazhdon të përballet me presionin dhe revoltat e qytetarëve kundër masave antikrizë.

Një mision i komisionerëve të BE-së, Bankës Qendrore Europiane dhe FMN-së për të vlerësuar gjendjen e zbatimit të planit antikrizë e për të vendosur më pas në lidhje me këstin e dytë të kredive europiane që do i jepet Greqisë, u mblodh dje në Athinë, në një kohë grevash e protestash nga i gjithë publiku.

Do të jenë punonjësit e adminsitratës lokale të cilët do të ndërpresin sot punën në shenjë proteste kundër reformës së pensioneve. Pasdite, për të njëjtën arsye do ta ndërpresin punën për katër orë dhe gjykatësit dhe prokurorët, ndërsa nesër do të manifestojnë agjentët e policisë, zjarrfikësit dhe roja bregdetare. Një grevë kombëtare kundër reformës së pensioneve dhe të tregut të punës është thirrur më 15 korrik nga sindikata e sektorit publik, "Adedy". Në grevë do të marrin pjesë për katër orë edhe kontrollorët e fluturimeve, të cilët do të paralizojnë trafikun ajror kombëtar dhe ndërkombëtar, ndërsa linjat detare duhet të funksionojnë rregullisht.
Ndërsa, Akropoli, destinacioni kryesor turistik grek, u mbyll dje për katër orë radhazi, për shkak të një proteste të nëpunësve të Ministrisë së Kulturës, të cilët kërkojnë pagat e prapambetura.
KESTI I RI
Komisioneri europian për çështjet ekonomike e monetare, Olir Rehn deklaroi dje se mbledhja e misionit BE- FMN do të shërbejë për të vlerësuar programin grek nëse janë plotësuar të gjitha kushtet, si dhe për të vlerësuar kushtet për këstin e dytë të kredisë, e cila parashikohet të jepet në shtator. Kësti i dytë i kredisë parashikon të shkojë deri në 9 miliardë euro. Deri tani Greqia ka marrë nga BE dhe FMN-ja rreth 20 miliardë euro. Kësti i parë prej 14.5 miliardë eurosh u dha nga BE-ja në maj. Në këtë kredi u shtua dhe kësti i FMN-së prej 5.5 miliardë eurosh.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›