E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kërcënontegruan me motosharrëkapet shqiptari

SAVONA- Poshtë krevat mbante një motosharrë dhe shumë herë kishte kërcënuar ish gruan e tij ( e ndarë, por që jetonin në një shtëpi) duke I thënë “Të kishjte kujdes se do ta bënte copa- copa” . Një shqiptar punëtor në Itali është arrestuar nga policia italiane pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest. Ndërsa bashkëshortja është dërguar në një shtëpi për mbrotjen e grave të dhunuara.

Historia e dhunës ka vazhduar për gati dy vjet, deri më 23 qershor kur bashkëshortja, mamaja e dy fëmijëve, njëri 15 dhe tjetri 9 vjec, e terrorizuar ka shkuar në kuesturë për të denoncuar abuzimet dhe kërcënimet e ish bashkëshortit të saj. Pas verifikimeve ka rezultuar se burri me inicialet K.M, 48vjec ishte me precendentë penalë. Policia ka sekuestruar në banesë një thikë kuzhine si dhe motosharrën me të cilën kërcënonte bashkëshorten dhe e mbante në dhomën e gjumit.

Pas veprimeve proceduriale prokurorja Maria Chiara Paolucci ka kërkuar arrest me burg për keqtrajtim. Shqiptari ndodhet në qeli në pritje të merret në pyejte. Gruaja në dëshminë e saj ka treguar se “ishte e detyruar të jetonte me fëmijët e asj e mbyllur në dhomën e gjumit, pasi kishte frikë se do e vriste. Ai ishte xheloz dhe kujtonte se unë kisha një të dashur. Por nuk është e vërtetë. Mbante motosharrën poshtë krevatit dhe kisha frikë për vete dhe fëmijët e mi. Djalit më të madh i ati i kishte treguar se kishte edhe një pistoletë të fshehur në makinë.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›