E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Përpjekjet e Rusisë dhe të Spanjës të kota

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni pas mbylljes së dëgjimeve të djeshme publike në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ka përshëndetur mbështetjen që i ka dhënë SHBA dhe i ka konsideruar të kota përpjekjet që bëri Rusia dhe Spanja. Përpjekjet e Rusisë dhe Spanjës për të dëshmuar jo ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës ishin të kota, ndërsa paraqitjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të

Finlandës ishin impresive, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Kosovës. Ai është shprehur se edhe një herë u dëshmua se Kosova kishte të drejtë të shpallej e pavarur dhe se nuk është në kundërshtim me asnjë normë të së drejtës ndërkombëtare. Kryediplomati kosovar ka theksuar se Kosova është shtet stabël me qeverisje efektive dhe se dita-ditës po konsolidohet si shtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›