Tensione në marrëdhëniet me partnerët
Parregullsitë e paraqitura në gati gjysmën e komunave nga 21, ku është zhvilluar rrethi i dytë i zgjedhjeve, kanë krijuar një situatë të tensionuar në marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit qeverisës. Të dyja partitë, LDK dhe PDK, kanë vazhduar të këmbëngulin në fitoren në disa qendra të Kosovës, përfshirë edhe Prizrenin dhe Gjilanin duke e akuzuar njëra-tjetrën për manipulim të votës. Partia Demokratike i ka bërë thirrje presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu,
që në cilësinë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të ndikojë në parti që ajo ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve komunale. Por Sejdiu, në përgjigjen e tij tha se posti i tij partiak është i ngrirë dhe se ai ka rolin e një faktori bashkues në vend. Në marrjen e detyrës së tij si president i Kosovës, disa vjet më parë zoti Sejdiu pati ngrirë postin e kryetarit të partisë, megjithëse roli i tij në LDK vazhdon të jetë i pacënueshëm