Mamurras, aksidentohet për vdekje kalimtari
MAMURRAS - Një automjet tip Benz me targa të huaja ka përplasur për vdekje një kalimtar në autostradën Fushë-Krujë-Lezhë në afërsi të Mamurrasit. 42 vjecari Durim Mema ka mbetur viktimë e aksidentit të rëndë, ndërsa ngjarja ndodhi në momentin që 42 vjeçari sapo kishte dalë në rrugë nga një dyqan mishi aty afër. Përplasja me Benzin ka rezultuar fatale duke i marrë jetën në vend 42 vjeçarit nga Mamurrasi trupi i të cilit është parë nga kalimtarët të spostohej pas përplasjes për më shumë se 30 metra.
Policia e Lezhës e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka shoqëruar në komisariat 30 vjeçarin Kujtim Sinani drejtuesin e mjetit tip Benz me targa të huaja. 30 vjeçari mendohet se ka shkaktuar aksidentin e rëndë edhe pse nuk përjashtohet mundësia e pakujdesisë nga ana e viktimës.
(a.s/News24/Balkanweb)