E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes udhëheqësi i “këmishëkuqve” në Tajlandë

Qeveria e Tajlandës i ka dhënë dje një ultimatum grave, fëmijëve dhe protestuesve të tjerë të paarmatosur, që të largohen nga kampi qendror i protestuesve në Bangkok.

Një zëdhënës i ushtrisë theksoi se forcat e sigurisë kanë në plan të lejojnë organizata si Kryqi i Kuq në kampin e protestuesve që të ndihmojnë njerëzit për t’u larguar nga aty.

Autoritetet theksuan se gjatë përleshjeve deri me tani janë vrarë 36 persona, përfshi këtu edhe një gjeneral të ushtrisë, i cili konsiderohej si udhëheqës i protestuesve.

Gjenerali Khattiya Sawasdiphol u qellua në kokë me snajper të enjten dhe vdiq sot nga plagët marra. Mbi 300 persona tjerë janë plagosur deri me tani.

Luftime të ashpra dhe shpërthime u dëgjua në mbrëmjen mes të dielës dhe të hënës, jashtë lagjes së hoteleve luksoze që ndodhen pranë barrikadave të kampit të protestuesve.

Trazirat antiqeveritare nga protestuesit e opozitës të njohur si “këmishët e kuqe, tani janë përhapur edhe në zona të tjera të Bangkokut.

Të dielën, qeveria hodhi poshtë thirrjet nga këmishët e kuqe për bisedime, të ndërmjetësuara nga OKB-ja për tu dhënë fund përleshjeve vdekjeprurëse në Bangkok.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›