E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Turqi, kundër qeverisë së Erdogan

Ankara-Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar sot në Turqi, kundër qeverisëm me pretendimin e mbrojtjes së laicitetit të shteti turk. "Turqia është laike dhe do të mbetet laike", thërrisnin manifestuesit që ishin mbledhur në një shesh në qendër të qytetit, nën mbikëqyrjen e mijërave policëve të mobilizuar për mbarëvajtjen e këtij manifestimi. Manifestimi u organizua nga "Shoqata e Mendimit Kemalist", një organizatë që mbron zakonet e Mustafa Kemal Ataturkut (1881-1938), themeluesi i shtetit turk modern dhe laik.

Këto manifestime janë organizuar që prej vitit 2007 për të protestuar kundër Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), në pushtet që nga viti 2002, akuzuar nga laikët për islamizimin e Turqisë.

Gjatë kësaj periudhe, kur vendin e ka drejtuar qeveria e Taip Erdogan, Turqia ka njohur zhvillimi më të madhe ekonomik në degata. Në 2007, pas zhvillimit të zgjedhjeve, AKP-ja mori më shumë deputetë, sa që kishte në mandatin e parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›