E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peres: Deklaratat e mbretit Abdallah II, inkurajuese

Tel Aviv-Presidenti izraelit, Shimon Peres u shpreh "shumë i inkurajuar" sot nga deklaratat e mbretit Abdallah II i Jordanisë dhe referencës së tij ndaj mundësisë që 57 vende ta njohin Izraelin në kuadrin e një paqeje arabo-izraelite.
"Madhëria e tij mbreti iu referua 57 vendeve të përfshira në paqe (...), besoj se ky pozicion është shumë inkurajues dhe vjen në momentin e duhur”- tha Peres në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, në brigjet e Detit të Vdekur.

Mbreti Abdallah II tha dje në një intervistë për AFP-në se "57 vende nuk e njohin Izraelin ose një çereku i vendeve anëtare të OKB-së dhe arsyeja është vazhdimi i pushtimit dhe mungesa e një zgjidhjeje për paqen".

Ai u shpreh veçanërisht pro "një tërheqjeje izraelite nga të gjitha territoret e pushtuara palestineze, siriane dhe libaneze në shkëmbim të marrëdhënieve normale me të gjitha vendet arabe".

Peres, funksionet e të cilit janë kryesisht honorifike, tha ndër të tjera se "hendeku mes negociatorëve izraelitë dhe palestinezë është ngushtuar. "Ky hendek mund të mbushet nëse hedhim ide të reja", shtoi ai.

Peres do të pritet nga mbreti Abdallah II i Jordanisë. Forumi ekonomik botëror, që u hap të premten dhe mbyllet sot, pret 1 300 pjesëmarrës nga 80 vende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›