E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, policia sekuestron 500 kg eksploziv dhe armë

Sheikh Zweid -Në Egjipt, policia njoftoi se ka sekuestruar 500 kilogramë eksploziv dhe armë pranë kufirit në Rripin e Gazës, deklaroi sot një zyrtar i sigurisë. “Rreth 500 kg eksploziv dhe armë u zbuluan sot në qytetin Sheikh Zweid, në veri të Sinait”-theksoi zyrtari.

Sasia e armëve, e përbërë nga raketa dhe mina që do të kalonin kontrabandë në territorin palestinez i kontrolluar nga islamikët e Hamasit. Tunelet e ndërtuara nën kufirin mes territorit palestinez dhe Egjiptit janë përdorur për trafik armësh, karburant dhe tregti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›