E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajvan, protesta të fuqishme kundër afrimit me Kinën

Tajpei-Mijëra persona kanë protestuar sot në rrugët e Tajpeit, kryeqyteti tajvanez kundër politikës së afrimit me Kinën të presidentit Ma Ying-jeou dhe për të mbrojtur sovranitetin e ishullit nacionalist. Ky manifestim, që pritej të përfundonte përpara Pallatit Presidencial është më i madhi i organizuar me iniciativën e partisë proi pavarësisë Demokrate Progresiste (DPP) që pas ardhjes në pushtet të presidentit Ma në maj 2008.

"Thojini jo Kinës! Thojini Po Tajvanit!", thërrisnin manifestuesit, me grushtin lart dhe të rrethuar nga afro 4.000 policë, konstatoi një gazetar i AFP-së. DPP priste afro 500.000 manifestues, ndërsa mijëra të tjera në qytetin e dytë të vendit, Kaohsiung (jug). Policia nuk dha vlerësime për numrin e manifestuesve.

Manifestuesit dëshirojnë të mbrojnë sovranitetin e Tajvanit, të vënë në rrezik, sipas tyre nga politika e afrimit me Pekinin e drejtuar nga presidenti Ma. "Ma e siguroi popullsinë përpara zgjedhjeve se nuk do ta shiste Tajvanin me asnjë çmim. Por fakti është se Tajvani është nënvlerësuar në tre raundet e bisedimeve me Kinën që prej vitit të kaluar", i tha turmës, Su Tseng-chang, ish-kryeministër.

Para zgjedhjes së Ma Ying-jeou, Tajvani drejtohej nga lideri proindependentist i partisë Demokratike Progresiste (DPP), Chen Shui-bian, që e kishte acaruar shumë Pekinin. Ky i fundit i akuzuar për korrupsion ndërpreu të premten një grevë urie. Që pas ardhjes së Ma Ying-jeou në pushtet, marrëdhëniet mes Pekinit dhe Taipeit janë përmirësuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›