E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni dhe Tadiç të pranishëm në mbledhjen të KS në OKB

Presidenti serb Boris Tadiç ka qenë i pranishëm në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të mbajtur në OKB. Presidenti serb ka shprehur edhe një herë tjetër dëshirën e tij për rifillimin e negociatave për statusin e Kosovës.
Tadiç paralajmëroi KS të OKB-së, se situata në veri të Kosovës është delikate ndërsa theksoi rrezikun e zbatimit me forcë të planit Ahtisaari. Presidenti serb deklaroi se retorika e ashpër që EULEX përdor nuk i kontribuon stabilitetit, sidomos kur kjo retorikë i referohet institucioneve legjitime serbe në veri të Kosovës.Presidenti serbe Tadic tërhoqi vëmendjen për atë që ai e cilësoi si zgjidhja finale për veriun e Kosovës që ka si qëllim të zbatojë me forcë planin Ahtisaari për të gjithë territorin. "Kjo strategji mund të avancojë vetëm nëpërmjet masave të ashpra dhe jodemokratike mbi komunitetin serb në veri të Kosovës." u shpreh Tadic.
Ndërkaq gjatë diskutimit të ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, është përshëndetur përparimi i bërë në Kosovë, si dhe u është bërë thirrje palës serbe dhe asaj kosovare, që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të tregojnë më shumë gatishmëri për bashkëpunim.
I pranishëm në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit ka qenë edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni. Kryediplomati kosovar e ka quajtur të panegociueshme projektin e presidentit Tadiç për fillimin e negociatave për statusin e saj.
"Kosova është një shtet i cili funksionon normalisht dhe ka institucione funksionale të cilat i shërbejnë edhe komunitetit serb."- është shprehur diplomati Hyseni.
Ndër të tjera gjatë fjalës së tij ministri i jashtëm Hyseni e ka përshkruar vitin 2009 si një vit të suksesshëm për shtetin e ri të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›