Hyseni do të shprehë qëndrimin institucional
PRISHTINE- Mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila mbahet të hënën në Neë York, pritet të jetë një sfidë për ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni, sepse pavarësisht se kjo mbledhje i dedikohet shqyrtimit të raportit tremujor (16 dhjetor 2009- 15 mars 2010) mbi zhvillimet në Kosovë, në të pritet të hapen edhe çështje të tjera. Keshtu bejne te ditur sot agjencite e lajmeve kosovare sipas te cilave, zyrtarë të lartë qeveritarë kanë bërë të ditur se Hyseni do të jetë i gatshëm të japë përgjigje adekuate, nëse homologu i tij serb, Vuk Jeremic, apo dikush tjetër hap diskutim mbi ‘temat e nxehta’- shkyçjen e operatorëve ilegalë serbë në Kosovës dhe bastisjen e policisë së EULEX-it në zyrat e MTPT-së.
“Ministri Hyseni do të jetë i përmbajtur. Nuk do të provokojë reagime negative, por do të shprehë qartë qëndrimin institucional të Kosovës për sundim të rendit dhe ligjit”, citohet zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi sipas disa mediave kosovare. Kuçi ka thënë se ministri i Jashtëm do të rikonfirmojë edhe njëherë gatishmërinë e institucioneve të vendit për të bashkëpunuar me mekanizmat ndërkombëtarë, ICO-në dhe EULEX-in.
(d.b/BalkanWeb)