Të arrestuarit, pronarë lokalesh e fabrika birrash
Krahas aktivitetit kriminal, shtatë personat e arrestuar dhe dhjetëra të tjerë nën hetim, administronin biznese të rëndësishme në vendin tonë. Pas ekzekutimit të masave të arrestuar, akuza e krimeve të rënda ka filluar verifikimin e pronave, ku paraprakisht dyshohet se disa prej tyre kishin në pronësi dhe administrim lokalesh dhe madje fabrika birrash. “Krahas aktivitetit kriminal po hetojmë pasuritë e vëna nga këta persona”, tha zëvendësdrejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Kosta Beluri, ndërsa nga burime të gazetës deklaruan se shtetasit e arrestuar kanë nën administrim prona miliona euro. Të dhënat e akuzës flasin për një verifikim total të pronave me ligjin e ri “Antimafie” dhe të gjithë të hetuarit dhe të ndaluarit duhet të deklarojnë prejardhjen e të hollave për ngritjen e pasurive që zotërojnë ata dhe familjarët e tyre.
#