E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top 5 profesionet më seksi për meshkujt

SHBA - çdo mashkull, ndonjëherë në fantazinë e tij ëndërron të bëjë seks në raste të pazakonshme, siç mund të ishte me mësuesen e tij, ose motrën medicinale.
Por edhe femrat i kanë ëndërrat e tyre të fantazisë seksuale, që në bazë të anketave të ndryshme, bëhet një rangim i tyre. Ja cilat profesione te meshkujt janë më të preferuara nga fantasia seksuale e femrave.

5. Aktorë, fotograf, muzikant, piktor, krijues… ose thënë më thjeshtë – Kreator
Meshkujt që kanë prirje për këto profesione, vlerësohen si më romantik. Seksi me ta do të ishte i mbushur me butësi, dashuri dhe bukuri. Marrëdhënia me ta do të ishte fantastike.

4. Menaxher
Ndonjë tip që punon në Wall Street, që vishet me Armani ose Hugo Boss, vozitet me vetur superluksoze dhe që i udhëheq gjërat, madje edhe në krevet.

3. Ushtarë
Meshkujt me uniformë duken seksi në sytë e gjinisë më të butë. Femrat janë të prirura të ëndërrojnë se kur uniforma “u hiqet”, posht saj do të zbulohet një i dashur i pasionuar.

2. Pilot
Teknikët e amvisërisë dhe instruktorët e tenisit, janë zëvendësuar këtë vit me pilotët. Serioz, me stil të veçantë dhe të pa arritishëm… si të mos e zgjojnë kërshërinë e fantazisë së femrave.

1. Striptizer
Për disa, ngritja e striptizerëve në pozitën më të lartë si profesion që nxitë fantazinë seksuale të femrave, është e çuditshme. Megjithatë, trupi i tyre i mrekullueshëm, vallëzimi special… padyshim janë shumë të vlerësuara në fantazitë seksuale të femrave.

(d.b/shqipmedia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›