E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga shqiptarit, grabiti filialin e postës në Kretë

Greqi

Një 31-vjeçar shqiptar, i cili grabiti postën e qytetit në ishullin e Kretës, u ndalua nga banorët që u gjendën aty pranë menjëherë pas ngjarjes. Dy ditë më parë një emigrant me dokumente të rregullta në shtetin fqinj ka guxuar të hyjë i armatosur në filialin e postës dhe nën kërcënimin e armës i ka detyruar punonjësit t’i japin 3000 euro. Me paratë në duar shqiptari ka dalë jashtë, por aty një qytetar rreth të 40-tave i është vërsulur dhe e ka ndaluar grabitësin. Policia greke njoftoi se e premtja ishte ditë pazari dhe njerëzit e kuptuan se diçka po ndodhte në brendësi të filialit të postës, pasi zhurmonte edhe sinjali i alarmit. Më i guximshëm është treguar një 40-vjeçar, baba i dy fëmijëve teksa e ka pritur të dilte keqbërësin për t’i kapur dorën e djathtë në të cilën mbante pistoletën. Gjatë përleshjes shtetasi grek është ndihmuar nga të tjerë bashkëqytetarë të tij, të cilët e kanë neutralizuar grabitësin për t’ia dorëzuar policisë që mbërriti menjëherë në vendngjarje. Në momentin e ndalimit nga qytetarët, shqiptari nuk ka ngurruar t’u thotë atyre se: “Më kapët? çfarë fituat që më kapët?”. Dje grabitësi doli para gjykatës së Kretës e cila e la në burg pa afat nën akuzën e grabitjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›