Letonia do të tërheqë trupat nga Kosova dhe Bosnja
Riga - Letonia ka vendosur të tërheqë trupat e saj nga Kosova dhe Bosnja Hercegovina. Vendimi është marrë nga Parlamenti në Riga një ditë më parë, ku është vendosur që ushtarët e Letonisë të tërhiqen brenda këtij viti nga dy vendet ballkanike. “Afganistani është prioriteti ynë absolut. Duam që atje t’i përqendrojmë përpjekjet tona”, i ka thënë AFP-së zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Airis Rikveilis.
Shtatëdhjetë ushtarë letonezë do të tërhiqen nga Kosova deri më 14 gusht, kurse dy ushtarët tjerë nga misioni i BE-së në Bosnjë. Letonia ka 160 ushtarë në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan
Shtatëdhjetë ushtarë letonezë do të tërhiqen nga Kosova deri më 14 gusht, kurse dy ushtarët tjerë nga misioni i BE-së në Bosnjë. Letonia ka 160 ushtarë në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan