Mesiç: Serbia të mos ‘dënojë’ vendet që kanë njohur Kosovën
Zagreb - Presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiç ka deklaruar se "askush nuk po bën presion mbi Serbinë që të njohë Kosovën", por sipas tij, "është çështje e Serbisë, e institucioneve dhe të qytetarëve të saj se çfarë qëndrimi do të marrin ndaj realitetit (pavarësisë) që është i pakthyeshëm". Në një intervistë për të përditshmen e Beogradit "Danas" Mesiç ka shprehur mendimin që "Serbia, në radhë të parë për shkak të serbëve në Kosovë, duhet të gjejë ndonjë modus vivendi me Kosovën".
"Se a do ta njohë dhe kur, kjo në këtë kontekst është më së paku e rëdësishme. Është me rëndësi që Serbia të mos dënojë në asnjë mënyrë vendet të cilat kanë vendosur marrëdhënie me Kosovën dhe që, pasi ka kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ta lërë çështjen që të zgjidhet në binarin jurdik", është shprehur Mesiç.