E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Të ruhen afatet për ngritjen e FSK-së

Prishtinë -Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota ka pritur dje në një takim Frank Boland, Drejtor i Politikave të Planifikimit të Forcës Mbrojtëse dhe Divizionit të Planifikimit të NATO-s. Gjatë takimit, Boland ka deklaruar se është me rëndësi që ti përmbahemi dinamikës së agjendës së paraparë për ngritjen e kapaciteteve të para operacionale të FSK-së.

Ai dha vlerësime shumë pozitive për punën e Ministrisë dhe FSK-së, ku sugjeroi që këto të arritura në ngritjen e strukturave dhe nivelit të trajnimeve, të bëhen më të dukshme edhe për opinionin publik të Kosovës. Njëkohësisht u zotua se në takimin e radhës të Grupit Punues për Kosovën që mbahet në Bruksel do të paraqesë të arriturat e Ministrisë dhe FSK-së.

Nga ana e tij, ministri Mujota informoi mysafirin me dinamikën e ngritjes së kapaciteteve në MFSK dhe FSK, me theks të veçantë u trajtua çështja e bashkëpunimit dhe nënshkrimit të Marrëveshjeve për bashkëpunim me shtete tjera, pastaj mbi nevojën e mentorimit të njësive të FSK-së me çka do të rritej niveli i paraqitjes së cilësisë së aftësimit të FSK-së, arritja e kapaciteteve të para operacionale të FSK-së dhe ngritja e stafit civil sipas planifikimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›