E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rojal, kandidatja për presidente të Francës në vitin 2010

Paris - Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste Franceze, ka miratuar emërimin e Martine Aubry në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë. Asambleja ka shqyrtuar gjithashtu edhe ankimimin e rivales së tij brenda partisë Segolene Rojal, të cili e ka refuzuar me shumicë votash. Rojal ka deklaruar se do të vazhdojë me përpjekjet e tij tashmë jo për postin e sekretarit të Përgjithshëm, por për të atë të kandidatit socialist për president të Francës, zgjedhjet e së cilit do të zhvillohen në vitin 2010. Në rast të kundërt, ajo deklaroi para delegatëve që e mbështesnin se “3 vjet nuk janë shumë. Unë kam nevojë pr mbështetjen e tuaj. Do të përgatitemi që në zgjedhjet e vitit 2012 të kandidojmë sërish për të fituar”.

Pas zgjedhjeve në asamblenë kombëtare, Ubry arriti të mbledh 50.02 për qind të votave, kurse Rojal 49.08 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›