Hyseni në takiminministror tëKartës së Adriatikut
PRISHTINE- Kosova për herë të parë ka marrë pjesë në një takim ministror të NATO-s me vendet ballkanike. Kosova, e cila kishte cilësinë e vëzhguesit, u përfaqësua në takimin e Kartës së Adriatikut A-5 nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni. Ai ndodhet në Dubrovnik, ku do të marrë pjesë edhe në Samitin e Kroacisë që mbahet po në këtë qytet. Serbia bojkotoi takimin për shkak të pranisë së Kosovës. Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit do të diskutojnë integrimin e rajonit në BE dhe sfidat me të cilat ballafaqohen për shkak të krizës globale ekonomike. Ministria e Jashtme e Kroacisë informon se në këtë takim marrin pjesë afro 15 kryeministra dhe ministra të jashtëm nga rajoni dhe BE-ja.
(s.g/europaelire/ BalkanWeb)
(s.g/europaelire/ BalkanWeb)