E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, flakët shkrumbojnëbanesën dykatëshe

LEZHE- Një shtëpi është djegur thuajse plotësisht nga flakët në fshatin Dajc të Lezhës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Flakët e zjarrit kanë nisur rreth orës 8 të mëngjesit në shtëpinë e vëllezërve Gege dhe Pale Lleshi, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar, pasi asnjë prej anëtarëve të familjeve nuk ka qenë brenda shtëpisë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe brenda një kohe të shkurtër kanë përfshirë pjesën më të madhe të shtëpisë dykatëshe. Zjarrfikësit e mbërritur në vendngjarje nuk kanë mundur të shpëtojnë asgjë, ndërsa kanë shuar flakët e zjarrit pas 60 minutash.

Në momentin e djegies janë dëgjuar edhe shpërthime të njëpasnjëshme të bombulave të gazit, duke rrezikuar edhe jetën e zjarrfikësve. Nuk dihen ende shkaqet, pasi në momentin e rënies së zjarrit nuk ka patur as energji elektrike.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›