E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave, ka kushte të tjera

Lëshimi i pasaportave biometrike mund të nisë në muajt e parë të vitit 2010, por pajisjet që lexojnë vizat Schengen, nuk mund të vendosen në pikat kufitare të vendit, së paku jo para muajt shtator të vitit të ardhshëm.

Prodhimi i pasaportave biometrike është vetëm njëri nga kushtet e shumta që një vend duhet të plotësojë që të futet në listën e bardhë të zonës Schengen.

Që kosovarët të udhëtojnë pa viza nëpër 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, duhet plotësuar së paku edhe disa kushte kryesore, pa përfshirë shumë detaje të tjera.

Menaxhimi i integruar i kufijve është njëra prej kushteve që duhet plotësuar, e që në fakt është një lloj reforme që duhet bërë kufijve të një vendi.

Nëse kjo përkthehet më thjesht del se në pikat kufitare, duhet të punojnë në një vend, policia, doganierët, dhe zyrtarët fito-sanitarë.

Por para kësaj, shteti duhet të ketë nën kontroll të gjitha pikat kufitare të vendit, që në fakt, tash për tash, dy prej tyre, 1 dhe 31 që ndodhen në veri, Kosova nuk i kontrollon.

Zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës shpjegojnë për Express se në të gjitha këto pika kufitare, duhet të vendosen edhe pajisje shtesë në vlerë prej rreth 3 milionë euro.

Aktualisht përveç këtyre dy pikave 1 dhe 31 në veri, në pikat tjera kufitare janë pajisjet që bëjnë regjistrimin personave që hyjnë dhe dalin nga Kosova. Por kjo është vetëm një pjesë e punës, thotë ky zyrtar i lartë.

Sipas tij, pajisjet e reja që duhet të vendosen në mënyrë që të bëhet i mundur liberalizimi i vizave për Kosovën, ka të bëjë me leximin vizave Schengen.

Kjo do të thotë se kur dikush hyn në Kosovë, të dhënat e tij, sipas vizës, u dërgohen menjëherë të gjitha pikave kufitare të shteteve të Evropës, thotë burimi i gazetës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›