Tragjedia e Tisas, identifikohet një cift, nuk gjenden fëmijët
Familje të shumta kosovare po përjetojnë tmerr këto ditë pasi mësuan ngjarjen e rëndë te mesit te Tetorit në lumin Tisa, ku u zhdukën nën ujra 16 kosovarë.
Së fundmi mësohet se janë identifikuar trupat e pajetë të Rrahim Mirenës dhe Valbona Mirenës, nga Obiliqi, çiftit bashkëshortor të mbytur në tragjedinë e lumit Tisa. Të afërmit e familjes Mirena kanë konfirmuar për gazeten kosovare, Express se ata kanë identifikuar të dashurit e tyre, duke u bazuar në fotografitë e dërguara nga policia. Këto dy viktima janë gjetur gjatë fundjavës së bashku edhe me një fëmijë të moshës 1 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Përveç bashkëshortëve Mirena, në këtë tragjedi kanë humbur jetën edhe tre vajzat e tyre, Doruntina 8 vjeç, Dafina 6 vjeç dhe Agnesa 2 vjeç.
Deri më tani dyshohet se nuk janë gjetur edhe trupat e pajetë të pesë të tjerëve, një gruaje me dy fëmijët e saj, dhe dy fëmijë të familjes Ademi nga komuna e Vushtrrisë.
Edhe tre të tjerë
Listës së gjatë të viktimave të tragjedisë në lumin Tisa, u shtohen edhe trupat e pajetë të tre personave të tjerë. Për shkak se rrjedha e lumit është nga Hungaria në drejtim të Vojvodinës në Serbi, atëherë edhe këto kufoma, sikurse pesë të mëparshmit, janë gjetur në territorin serb. Me gjetjen e këtyre tre trupave, numri i kufomave të gjetura deri më tani, arrin gjithsej në 11 veta, prej të cilëve tetë në Serbi dhe tre në Hungari.
Gjetjen e këtyre tre trupave gjatë fundjavës, e konfirmojnë edhe zyrtarë të Policisë së Hungarisë, por pa dhënë shumë detaje.
Në orët e pasdites të së hënës, Policia e Kosovës konfirmoi zyrtarisht gjetjen e trupit të një fëmije të moshës njëvjeçare.
“Më datën 2 nëntor, kemi pranuar informatën nga EULEX-i se autoritetet e Serbisë kanë gjetur trupin e një fëmije njëvjeçar. Identifikimi i këtij trupi është në proces”, thotë Policia.
Tragjedia preku rende dy familje
Në këtë tragjedi, janë dy familje që kanë pësuar shumë rëndë, e të cilat së paku nga një fëmijë e kanë afërsisht të moshës së njëjtë, me atë të gjetur në lumin Tisa.
Janë familja Mirena nga Obiliqi, e cila dyshohet se është shuar tërësisht, ku vdekjen kanë gjetur prindërit dhe tre fëmijët si dhe ajo Ademi nga Vushtrria, ku jetën kanë humbur prindërit dhe dy fëmijët.
Sipas të dhënave të të afërmeve të tyre, njëri nga fëmijët e familjes Mirena, është i moshës rreth 2-vjeçare, ndërkohë që fëmija i dytë i familjes Ademi, është i moshës 11 muajsh.
Derisa nga familja Mirena ende nuk është gjetur asnjë prej anëtarëve të saj, ajo Ademi në Vushtrri ka identifikuar dhe varrosur të dy prindërit, Florim dhe Elfete Ademi, ndërkohë që të zhdukur konsiderohen ende dy fëmijët e tyre. “Nuk dimë ende asgjë. Kemi frikë të madhe. Askush nuk na ka thënë asgjë dhe nuk na ka ndihmuar për asgjë”, thotë Selatin Ademi, xhaxhai i Florimit të ndjerë.
Sipas Selatinit, ata vetë kanë shkuar në Serbi, i kanë identifikuar kufomat e të afërmeve të tyre dhe i kanë sjellë ato në Kosovë, pa u ndihmuar askush.
“Janë edhe dy fëmijët e Florimit që nuk janë gjetur, njëri 11 muajsh e tjetri 4 vjeç”, shpjegon ai për gazeten, Express.
Selatini tregon se identifikimi i djalit të vëllait është bërë duke u bazuar në rrobe dhe numrin e telefonit që i është gjetur në xhep, me të cilin ata kanë komunikuar me të. “Gruaja e tij nuk ka qenë vështirë të identifikohet, sepse nuk i ka rënë të qëndrojë shumë gjatë në ujë”, shpjegon Selatini i mërzitur.
Ndërkohë, sipas autoriteteve serbe, po punohet në identifikimin e trupit të pajetë të një vajze të moshës rreth dhjetë vjeçe, e cila afër Adorjanit është gjetur më 27 tetor, si edhe të vogëlushit të moshës njëvjeçare, të gjetur të dielën në vendin e njëjtë.
Kështu, sipas urdhëresës të gjyqtarëve hetues të gjykatave komunale në Senta, Kanjizha dhe Novi Knezhevac, trupat e të mbyturve janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Gjyqësore në Novi Sad.
Policia
Express ka kontaktuar zyrtarë të Policisë së Hungarisë të sqarojnë se hetimet në lidhje me këtë rast të rëndë ende janë duke vazhduar. Ata nuk japin ndonjë sqarim nëse kanë arrestuar dikë në lidhje me këtë tragjedi. Ndërkohë, Policia e Kosovës shpjegon se hetimet janë duke vazhduar dhe përveç atyre katër personave ndaj të cilëve është lëshuar fletarrestimi, ende nuk ka ndonjë informacion shtesë që mund të publikohet.
(d.b/BalkanWeb)