E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni vizitonHaradinajn në Hagë

PRISHTINë- Ministri i Punëve të Jashtme së Kosovës, Skender Hyseni, ka vizituar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Qendrën e Paraburgimit në Scheveningen. Me këtë rast, Ministri Hyseni ka ofruar solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për Haradinaj, thuhet në një deklaratë të bërë nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

Ministri Hyseni ka shprehur bindjen se Ramush Haradinaj sërish do të dëshmojë pafajësinë e tij. Gjithashtu, ka shprehur besimin në drejtësinë ndërkombëtare.

Më 21 korrik është njoftuar se Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës vendoi për të kthyer në rigjykim rastin e Ramush Haradinajt, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, që ka për pasojë mbajtjen në paraburgim të liderit të opozitës kosovare.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›