Serbia nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës
BEOGRAD- Një ditë pas opinionit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qeveria serbe në Beograd mbajti një mbledhje urgjente për të analizuar situatën.
Qeveria serbe doli në përfundimin se nuk do të ndryshojë qëndrim lidhur me cështjen e Kosovës dhe se mbetet e angazhuar për të mbrojtur integritetin territorial të vendit.
Kryeministri serb, Mirko Cvetkovic, tha se mbrojtja e territorit do të bëhet nëpërmjet rrugëve diplomatike dhe poltike. Në këtë mbledhje urgjente, ku merrte pjesë edhe presidenti serb, Boris Tadic u arrit në përfundimin se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ishte përgjigjur pyetjes thelbësore lidhur me të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për tu shkëputur nga Serbia.
Kryeministri Cvetkovic tha se qeveria e tij mbetet e angazhuar për të mbrojtur territorin serb dhe se Beogradi do të vazhdojë aktivitetet e saj për të zgjidhur cështjen e Kosovës nëpërmjet dialogut.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, tha se ajo cfarë po ndodhte aktualisht në marrëdhëniet ndërkombëtare është një precedent shumë i rrezikshëm.
“Cëshjta e ndarjes tashmë është e hapur për interpretim të gjerë në mbarë botën nga lëvizje të caktuara që kërkojnë pavarësi.
Kjo cëshjte duhet të mbyllet nepërmjet diskutimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Kjo nuk do të ishte vetëm në interes të Serbisë por të një numri të madh vendesh të tjera, u shpreh Jeremic ndërsa shtoi se kutia e Pandorës ishte hapur dhe duhet të mbyllej përpara se të ndodhte dicka e rrezikshme.
Prandaj debati në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së do të mbahet me kërkesë të një numri të madh shtetesh dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt, tha Jeremic.
(e.n/BalkanWeb)