E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysi – Drenica 3:1

Merdar, 29 gusht  –  Futbollistët Fisnik Papuqi, Kastriot Rexha dhe Granit Qekaj i kanë sjellë fitore skuadrës së Hysit të dielen në Merdar me rezultat 3:1 kundër Drenicës. Megjithëse mysafirët ishin të parët që krijuan rast për shënim, vendasit ishin ata që realizuan. Pas rasteve të krijuara në minutën e 9 dhe 26, në minutën e 29 llapjanët edhe shënojnë golin e parë, ku Fisnik Papuqi nga largësia tregohet i saktë. Pesë minuta më vonë (34), pas një harkimi Papuqi, Kastriot Rexha shënon me kokë për 2:0 për skuadrën e Hysit. Në pjesën e dytë, ishin mysafirët të cilët shënuan, ku në minutën 56 nga e majta harkoi Mensur Limani, ndërsa me kokë shënon Artan Hajdari për 2:1. Futbollistët e Drenicës patën rast të shënojnë edhe 9 minuta më vonë (65), por Dukagjin Gashi nuk tregohet i saktë, i cili gjuan mbi portë. Ndërkohë, minutën e 69 Fisnik Lushtaku për pak sa nuk e shënoi autogol, por portieri Enis Shosholli e shpëton. Mysafirët kanë pasur rast të barazojnë në minutën e 70, ku Besim Bajraktari gjuan nga afërsia, por mbron portieri Ademi.
Vendasit pas humbjes së rastit për të ngritur epërsinë në minutën e 76, pas 11 minutave (87), pas një harkimi nga Festim Krasniqi, Ylli Hoxha shënon për 3:1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›