Hysi: Berisha s’ka vota për referendum, të bëjmë reformat

Deputetja Vasilika Hysi, u shpreh se për të kryer referendum, duhen 2/3 e votave të deputetëve në Parlament.
"Pas 10 vjet debatesh dhe kërkesës së Partisë Socialiste për ndryshimet në Kushtetutë dhe heqjen e imunitetit, dy javë para mbylljes së sesionit të Kuvendit dhe dy muaj para publikimit të raport progresit, mazhoranca depozitoi nismën për ndryshimin e Kushtetutës, duke kërkuar heqjen e imunitetit. Partia Socialiste ka rënë dakord për heqjen e imunitetit, duke shtuar se Kryeministri hedh idenë për referendum sikur palët të mos kenë rëndë dakord, por harron se për referendum duhet të vendosë Kuvendi me 2/3 e votave”, theksoi ajo.
Deputetja socialiste tha se duhen reforma të tjera përveç heqjes së imunitetit, si ajo në drejtësi. "Berisha nuk e njeh Kushtetutën dhe e lexon së prapthi. Ndryshimi i Kushtetutës për imunitetin nuk mjafton, duhet reforma në drejtësi, barazi e deputetëve, ministrave, etj, ndaj politika nuk duhet të heshtë, por të veprojë, duke i hapur rrugë reformës në drejtësi. Ndërsa Partia Socialiste kërkon reformë të plotë në drejtësi, PD e kundërshton. I bëjmë thirrje Kryeministrit Berisha të mundësojë debatin publik dhe të fillojmë reformën në drejtësi, për të rrëzuar murin që na ndan nga Evropa", u shpreh Hysi.
Deputetja Hysi tha se "Partia Socialiste është dakord për referendum, por në të të shkohet edhe për importin e plehrave, ndryshimet kushtetuese, reformën në drejtësi dhe kufirin detar". Hysi deklaroi se në rast se në referendum përfshihen nisma të tilla, Partia Socialiste do u bëj thirrje qytetarëve të votojnë pro. "Le të thërrasim popullin të votojë, është për President nga populli, apo për kryeprokuror të Qeverisë dhe jo të shumicës në Kuvend, le ta pyesim popullin", tha Hysi. /Start/
2012-08-09 13:44