E Diel, 1 Nëntor 2026

Referendumi socalistet terhiqen per paktin detar luajten me bllofin

Partia Socialiste kujtohet të lexojë Kushtetutën, e cila e ka detyruar të heqë nga lista një nga kushtet për referendumin, pikërisht atë të pyetjes së popullit edhe për paktin detar me Greqinë. PS nuk e ka më këtë kusht, pasi Kushtetuta në nenin 151 të saj thotë ndër të tjera se çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë nuk mund të shtrohen në asnjë referendum. Deputetja, Vasilika Hysi bëri me dije sot vetëm dy kushte, veç kufizimit të imunitetit. 
Por socialistët nuk heqin dorë nga kushtet e tjera, një ndër të cilat ajo e importit të mbetjeve urbane, ndonëse procedura për referendum lidhur me këtë çështje ka nisur nga shoqëria civile që në pranverë. PS kërkon reformë në drejtësi krahas kufizimit të imunitetit.
PS thotë se demokratët nuk mund të shkojnë pa votat e socialistëve në referendum për imunitetin. Ajo i referohet nenit 177 të Kushtetutës, nen që flet për referendumet që mbahen për të ndërhyrë në Kushtetutë, për çka duhet që më parë drafti të jetë miratuar ne Kuvend me 96 vota. Një ditë më parë Partia Demokratike tha se referendumi është i mundshëm sipas nenit 150, i cili flet për mundësinë e 50 mijë shtetasve, 1/5 së deputetëve ose të Këshillit të Ministrave për të kërkuar referendum për një çështje të rëndësisë së veçantë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›