Lirohet Shaqiri, Nishani: Visho Lika, kreu i SHISH

Bahri Shaqiri
TIRANË- Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra të kreut të SHISH, Bahri Shaqiri.
Lirimi nga detyra i drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror është bërë me propozim të kryeministrit të vendit, Sali Berisha.
Në vend të tij, Nishani ka dekretuar emërimin e Visho Likës. Lajmi eshte bere publik ne faqen zyrtare te presidentit, ku shkruhet se “Presidenti i Repubikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 92, germa f, dhe nenit 93 të Kushtetutës si dhe nenit 5, paragrafit 2 të Ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998 Për Shërbimin Informativ Kombëtar, i ndryshuar, me propozim të Kryeministrit dekretoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, zotit Bahri Shaqiri dhe emërimin në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, të zotit Visho Ajazi Lika”.