E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysi: Qeveria s’ka perparuar ne asnje fushe”

Partia Socialiste u eshte referuar serish raporteve te nderkombetareve qe japin vleresime per Shqiperine. Ne nje deklarate per mediat, deputetja e PS-se, Vasilika Hysi u shpreh se raporti “Freedom House”, flet per nivelin jo normal te demokracise ne vend. Deputetja e PS, u shpreh se vleresimet negative qe vijne nga ky raport kane te bejne me mungesen e transparences se zgjedhjeve te vitit te kaluar. Sipas. Hysit raporti nuk jep vleresim dhe arritje ne asnje fushe. “Elementi i pare qe te bie ne sy nga ky raport eshte se Shqiperia nen qeverisjen e Sali Berishes nuk ka shenuar perparime ne asnje fushe te vetme. Perkundrazi ne nje sere fushash jane shenuar perkeqesime serioze te situates se demokracise dhe shtetit ligjor si pasoje e veprimeve te qellimshme nga ana e qeverise”, tha Hysi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›