Menaxhimi i buxhetit, opozita kundër
30/06/2010 Komisioni i Ligjeve diskuton ligjin “Për inspektimin financiar publik”
Majko: Po krijojmë një organizatë informimi me të drejtat e SHISH-it.
Opozita parlamentare në Komisionin e Ligjeve, pas ligjit për faljet, ka kontestuar duke e cilësuar deri edhe antikushtetues një tjetër projekt të Qeverisë shqiptare. Bëhet fjalë për draftin që parashikon kontrollimin e të gjitha institucioneve shtetërore dhe private, që menaxhojnë fonde publike. Sipas deputetëve të opozitës, Ministria e Financave me ngritjen e Inspektoratit të Inspektimit Financiar, strukturë që do të hetojë çdo përdorues të fondeve publike, synon të dublojë punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror. “Po krijojmë një organizatë informimi me të drejtat e SHISH-it, duke i dhënë të drejta të pakufizuara për të parë diçka që mund të jetë zbardhur më parë dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që është dhe autoriteti për auditim. Ndërkohë që në vendet perëndimore, për ta bërë një gjë të tillë duhet vendim gjykate”, tha deputeti i PS-së, Pandeli Majko. Deputetja Vasilika Hysi e ka cilësuar projektin antikushtetues. “Në rast se ekspertët e ministrisë nuk kanë përgjigje për pyetjet tona, le të diskutojmë ne me njëri-tjetrin, siç kemi diskutuar ne deri në të gdhirë për shkak të kohës së limituar që na dhatë, ku kemi nxjerrë të gjitha nenet që janë ndesh me Kushtetutën”, deklaroi ajo. Ndërsa deputeti tjetër i PS-së, Damian Gjiknuri ngriti pyetjen mbi atë që mund të ndodhë nëse një subjekt privat mund të refuzojë të japë informacionin që struktura pranë Ministrisë së Financave mund ta kërkojë. Për këtë ai mori përgjigje nga mazhoranca, e cila argumentoi se transparenca e fondeve publike, pavarësisht destinacionit shtetëror apo privat, është një domosdoshmëri dhe e drejtë kushtetuese që nuk bie ndesh me kornizën ligjore. Kryetari i komisionit, Ilir Rusmali, duke i shkuar më tej kësaj pikëpyetjeje, ka nënvizuar se në legjislacionin shqiptar nuk ka asnjë dispozitë që ndalon subjektet të japin informacione, duke nënkuptuar detyrimin e tij për ta bërë këtë. “Inspektorati i Inspektimit Financiar është një strukturë si tatimet apo doganat, është strukturë që kontrollon subjekte private. Shteti për këtë punë është. I kërkohet informacion se si e zbaton ligjin privati. Detyrimi për informacion ndesh në ndonjë ligj të veçantë? A ka dispozitë të tillë që e ndalon? Nuk e kemi, prandaj ska dhe përplasje”, sqaroi Rusmali. Debatet e djeshme në komision janë shoqëruar edhe me tone të larta, apo edhe ndonjë batutë të rastit, siç është bërë tashmë praktikë e punës së këtij komisioni, kur prezente është edhe opozita. Projektligji në fjalë është miratuar më parë nga Komisioni i Ekonomisë. Sipas këtij projekti, parashikohet ngritja e një strukture të re ad hoc, e cila do të trajtojë rastet e keqmenaxhimit financiar, mashtrimit apo parregullsive që do të evidentohen në sektorin publik dhe atë privat. Nëse pas kontrollit vërtetohet kryerja e një shkeljeje penale, subjekti kallëzohet penalisht pranë organit të akuzës.
Avokatia
“Inspektorati i Inspektimit Financiar është strukturë publike që kontrollon, çudi e madhe, subjektet private. Si ka mundësi që e bëka këtë punë? Po çështë kjo gjë? Shteti për këtë punë është, të kontrollojë rregullat dhe ligjet e vendit. Shteti nuk bën gjë tjetër, vetëm kontrollon zbatimin e ligjeve. Reforma e parë, prapë çudi, është kërkesa për informacion”, tha kryetari i komisionit, Rusmali.
Projekti
Përdorimi i fondeve publike dhe përgjegjësia e subjekteve për këtë, janë të mirëpërcaktuara në ligjin “Për inspektimin financiar publik”. Ligji i menaxhimit të fondeve publike është një rekomandim që BE-ja u bën të gjitha vendeve që synojnë anëtarësimin. Me të synohet të përcaktohet qartë ndarja dhe menaxhimi i fondeve publike, dhe në të njëjtën kohë edhe piramida e përgjegjësisë për përdorimin e tyre.
Auditimi i brendshëm
Komisioni i Ligjeve miratoi dje projektin që parashikon disa ndryshime në ligjin “Për auditimin e brendshëm në sektori publik”. Këto ndryshime u japin përgjigje një sërë problemeve që has auditimi në vendin tonë. Me këtë projekt objekt i auditimit të brendshëm do të jetë edhe auditimi i njësive që shpenzojnë fonde nga BE-ja. Projekti rishikon marrëdhëniet me KLSH-në.