Kodheli: Mazhoranca dublon KLSH e SHISH
Partia Socialiste ka marre dje nje vendim politik per mos votimin e te gjitha ligjeve ne Kuvend per transparencen e zgjedhjeve. Por kjo nuk e ka penguar opoziten qe per votimin kunder te Projekt-Ligjit “Per inspektimin financiar” te jap dhe argument juridik se perse eshte kunder tij. Deputetja e PS, Mimi Kodheli u shpreh ne nje konference per mediat e ligji ne fjale cenon pavaresi e institucioneve te pavarura. “Ne e konsiderojme se anti-kushtetutshmeria e ketij ligji eshte nje element i mjaftueshem per te votuar kunder tij, ne mbrojtje te pavaresise se pushtetit gjyqesor, te pushtetit vendor si dhe institucioneve te rendesishme kushtetuese si Kontrolli i Larte i Shtetit, Sherbimi Informativ i Shtetit apo dhe shoqerise civile”, u shpreh Kodheli.