E bukura e dheut
Degjoja dje krahasimin qe i beri kryeministri yne Shqiperise me Te Bukuren e Dheut. Kete e tha gjate nje mitingu ne Elbasan pasi la te kuptohet se kjo bukuri vendit i ka ardhur qysh nga krijimi i PD 20 vjet me pare e pasi deklaroi se Shqiperia eshte shpallur destinacioni i pare per turizmin boteror nga kush
Kjo metafore e ngritur mbi figuren e mocme te perrallave shqiptare sdi pse me ndermendi nje qendrim disaditesh qe pata ne dhjetor ne Shqiperi te Veriut. Qe sa le lagjet e fundit te kryeqytetit ato te Bathores dhe del ne natyre te hapur te ben pershtypje Mali i Skenderbeut permbi fusha ku fle dhe kryeqendra historike e Shqiperise Kruja qyteti i bekuar qe pret pellumbin e shkruar Kruja qe e kemi perfytyruar perhere si kurore per mbretin tone te zemres.
Por shpatet e malit nen Kruje sot jane te rrjepura nga aktiviteti i dendur i guroreve. Rreth tyre tymi i zi i gomave qe digjen per furrat e gelqeres. Nuk di cturiste mund te terheqe ai mal. Kruja te kujton nje zonje qe qan bukurine e motit dhe ka turp tia tregoje fytyren botes.
E Bukura e Dheut e ka nje faqe te djegur.
Rruga jone ndali se pari ne Shengjin te Lezhes. Aty rrotull depozita nafte mu ne prag te zones lagunore te Kune-Vainit. Ishte dikur dhe liqeni i Knalles me uje te thelle e te kthjellet qe u ndot nga nje shperthim depozitash pak vite me pare dhe qe sot nuk eshte me nen mbrojtje. Nje vend i vogel Shqiperia me vije te shkurter bregdetare por me 4 porte per mbledhjen e naftes Shengjin Porto Romano Durres dhe Vlore me zona te tera ku nafta pluskon si ne fushat e Marinzes e kodrat e Ballshit ose ne plazhet e Semanit.
E Bukura e Dheut e ka nje faqe te nxire.
Nga Shengjini ecem ne kembe bregut te detit deri ne Ishull te Lezhes. Makina aty sshkon me sepse deti i eshte afruar tokes brenda pak vjetesh me qindra metra. Tutje ne det mund te shohesh bunkeret qe dikur rrinin krenare permbi bregun ranor. Brezi tokesor qe me pare ndante i plote detin nga laguna sot eshte kthyer ne nje rrip i holle i holle qe te ngjan se dhe pak e do keputet. Lumenjte Mat e Drin sot vijne me te rrembyer e me te fryre se kurre ne Gjirin e Lezhes ata sjellin duket me pak aluvione se dikur ngaqe i grabisin rruges dhe uji fryn detin dhe deti ha token dhe mbush bronket e saj.
E Bukura e Dheut ka pneumoni.
Skam pare ndonjehere vend me te trishtuar se ai mes Shengjinit dhe Ishullit te Lezhes. Rripi i ngushte qe thame mbushur krejt mbeturinash. Shishe bidone qese goma masa plastike pa fund ku zoteron e bardha dhe bojeqielli. Por jo e kaltra e detit as ajo e qiellit e kaltra e ndyre e njeriut konsumi i shtrydhur prej tij e i hedhur tej qe tani i kthehet mbrapsht. Se deti kthen mbrapsht jo vetem masat e teperta te ujit por edhe gjithe mbeturinat qe njeriu shqiptar kujton se i ka hequr nga vetja.
Ne cdo qytet e fshat tonin qe te kaloni ku ka nje lume a nje perrua do te vereni se ky lume e perrua eshte depozite plehrash lumi qe eshte jeta e tyre arsyeja pse u ngrit fshat a qytet aty sot ka as me pak e as me shume po statusin e nevojtores. Dhe keshtu ndodh qe deti i madh bujar Adriatik e kthen ate qe seshte e vetja gjithe ndotjen qe zbret prej Shqiperise se veriut nga lumenjte Ishem Mat e Drin te bregu i njerezve. Madje degjojme qe Mali i Zi e Kroacia jane ankuar se mbeturinat e lumenjve shqiptare deti i ka sjelle deri te ta. Shqiperia i ngjan njeriut qe smban dot te vjellat.
E Bukura e Dheut ka nausea.
Kujtuam se po shkonim ne kembe ne Ishull por nuk qe aq kollaj. Rruga befas kalonte neper nje oborr privat. Po po dikush kishte ngritur nje shtepi aty ku ndalohet te ndertosh kishte rrethuar vendin me gardh dhe tani ishte bere zot i rrugekalimit. Qe te vazhdoje per ne Ishull duhej o ta merrje pronarin me te mire ose ti paguaje atij dogane. E keshtu ndodh qe Shqiperine e copetojne e zaptojne e marrin peng.
E Bukura e Dheut e ka litarin ne gryke.
Gjithe ato dite qe ndenjem ne Lezhe tema kryesore ishin permbytjet. Do ta pesoje dhe Lezha si Shkodra dhe sa do qendroje sistemi lagunor cfare duhet bere qe te mbrohet ai Ne mbremje Xhemal Mato na shfaqte nga filmat e tij per mjedisin. Shqiperia e fillimviteve 90 te ngjan me nje Parajse te Humbur e mua Xhemali me kujton John Miltonin. Ka nje film ku ka xhiruar prej ajri bregdetin e Shqiperise shumica e atyre plazheve te virgjera sot ose jane mbjelle me beton ose jane ngrene nga deti. Ndersa pyjet e Lures jane vertete perralle nga e kaluara per ish-te Bukuren e Dheut. Sot ca cungje qe rrethojne liqenet e famshme si kembe e paterica ushtaresh mbas nje bombardimi flasin per ate perralle.
Dhe ia vene fajin motit per gjithe keto permbytje dhe do thellojne Bunen qe te shpetojne nga to. Nuk shohin se Shqiperia po humbet pyjet se i ngjan perdite e me shume asaj gruas qe i bien floket.
E Bukura e Dheut ka qere ne koke.
Kur dolem nga Lezha kaluam nje here ne Balldren para se te merrnim rrugen e kthimit. Aty nje firme italiane po ngre nje fabrike cimentoje te treten deri tani ne ultesiren e Shqiperise veriore. Do te jene tete se shpejti nga Fushe Kruja deri ne Shkoder. Se Shqiperia ka uri per cimento tha kryeministri yne. Se eshte mafia qe ka uri per cimento ne Shqiperi tha Roberto Saviano.
Me ngjan Shqiperia shpesh me nje femer qe e kane nxjerre ta shesin.
E Bukura e Dheut eshte bere e perdale.