E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homo Dragobicus

Viti i ri duket sikur do te nise vertet me dicka te re te ndryshme nga i vjetri. Prandaj dhe gjithe ai terbim per te festuar. Duket sikur po na vjen dicka krejt e re. Duket sikur te tera hallet u mbyllen dhe kur te zgjohemi gjithcka do jete fringo dhe e bukur. Ky eshte vetem nje iluzion. Kur te na dale pija e festes shume prej nesh do shohin qe gjithcka eshte ashtu sic ishte ne mos me keq. Gjeja e fundit qe mbaj mend nga viti qe shkoi ishte njeri qe vrau diku ne Shkoder dike tjeter sepse e parakaloi. Ai njeri eshte nje nga ne.


Ka te njejten pasaporte si ne dhe mund te na qelloje dhe komshi. Keta pavaresisht nese jetojne ne Shkoder Mallakaster a ne periferi te Tiranes jane njerezit tane. Ne nuk bejme dot sikur jemi ndryshe prej tyre edhe pse e mendojme. Jo vetem ngaqe jetojme ne te njejtin shtet e flasim te njejten gjuhe por sepse genin e te larit te hesapeve me ate qe na shkel e kemi te tere brenda nesh pavaresisht sesa kemi kuraje per ta bere. Ndoshta jo te gjithe jemi gati te ekzekutojme dike per nje parakalim apo ne mes te rruges.


Ca thjesht vdesin aksidentalisht ne gjueti. Ka dicka shpellare brenda nesh dhe kur vjen fjala te shpellat me kujtohet ajo e Dragobise. Ne kete vit kush i pire kush i papire kemi ardhur te tere ne dhe ata. Ky eshte viti yne i ri se bashku me ta ne te njejten varke qe quhet Republika e Dragobise. Qe ketej shqiptari i vitit 2011 eshte Homo Dragobicus.



PSE AI
Vazhdimisht degjoj ne lajme per njerez qe vrasin tjetrin per nje parakalim per nje femer per nje dhi. Jam perpjekur shume te kuptoj pse. Pse nuk e la te parakalonte pa e prishur qejfin Pse nuk kuptoi qe nje fjale ngacmuese nuk meriton nje thike


Pse nuk ia thith truri qe nje dhi ka rendesi vetem kur eshte ne perkrenare por jo kur te ha padrejtesisht barin ketej gardhit Pse Homo Dragobicus vendos ta zgjidhe cdo problem sado ordiner me plumb Dikush mund te thote po te kishte nje polic te ndershem qe te vere gjobe aty ku ka parakalim te gabuar po te kete nje gjykates qe atij qe ngacmon me fjale nje femer ta detyroje me pune publike apo po te kete mjaftueshem bar per te gjithe sa ajo qe hengri dhia te mos perbeje shqetesim keto gjera nuk do te ndodhnin. Sigurisht dobesia dhe deformimi i shtetit ekzekutivit gjyqesorit e shoqerise civile sidomos sa del nga Tirana eshte nje faktor favorizues.


Shnderrimi i qyteteve periferike ne cifligje te disa pak feudaleve politike e ekonomike i ka kthyer ne shkretetira ku dhuna e verber eshte mjet standard komunikimi. Por kaq prape nuk mjafton per te justifikuar vrasjen e nje njeriu te panjohur vetem per nje parakalim. As pse fjete me kusheriren e dikujt. E as per arsyen qe bari i fqinjit dhise qe kaloi gardhin iu duk me i mire se i veti. Problemi i vertete eshte brenda kokes se Homo Dragobicus. shte marredhenia qe ka njeriu me veten e me te tjere.



SI JETON AI
Njeriu i periferise autokton apo i ardhur jeton nje realitet deri diku virtual rrethuar nga koncepte te deformuara te sedres personale rrethit dhe prones. Vendin e tij ne shoqeri ai e kupton permes konceptit te nderit qe gradualisht ka marre thjesht formen e sedres. Sedra e tij nuk eshte e semure por eshte e ushqyer keq. Ai jeton vetem per sedren duke prishur te tera balancat normale te nje njeriu qe jeton ne shoqeri.


Ai mund te jete i varfer ai mund te jete kriminel ai mund te jete i pashkolle i pasuksesshem i dhunshem me gruan e femijet fanatik mund te jete shume gjera por keto nuk ia prekin nderin. Dikush ka fjetur me kusheriren Dikush i vrau dhine


Dikush e parakaloi ne rruge Atehere i kane prekur pronen Ne syte e homo dragobicus-ave te tjere ai sapo u deklasifikuar ne shkallen shoqerore. Sepse ai perkufizohet nga ato qe ka nje femer nje dhi nje makine. Po te mos jete ne gjendje ti mbroje ai do te konsiderohet hallke e dobet ne zinxhirin e dhunes. Dhe jo vetem ai por dhe tere rrethi i tij.


SI GZON AI
Sa del jashte unazes e deri ne Kala te Dodes jeta e njeriut eshte te haje te kete strehe te riprodhohet e kryesorja te mbijetoje. Jo me kot sa del nga qendra e Tiranes e vetmja gje qe mund te besh eshte te gjesh nje vend te mire per te ngrene sepse nuk ka asgje tjeter per te bere. Nuk ka asnje vend ne Shqiperi ku te mund te argetohesh pervec peshkut. Ky eshte vendi ku Homo Dragobicus jeton perdite.


Me sakte mbijeton perdite. Njeriu i shtyre ne kufijte e ekzistences baze do te reagoje po me instinkte baze. Bota e tij emocionale nuk shkon pertej filmave me Vandamin qe i merr me seriozisht se cduhet dhe muzikes se dyshimte ne kasetofonin e tij. Une nuk po kerkoj qe njeriu i periferise te lexoje libra. Por te pakten te mos masturboje me nje pjesemarrese ne nje reality show. Ai nuk kendon por dhe kur kendon ne fund te pijes dalin pistoletat. Ai nuk dashuron.

Ai vertet ka nje grua per te cilen kujdeset shume deri ne posedim meqe ajo do i jape pasardhes por kjo nuk e pengon qe nese ka para te shkoje per pune ne Podgorice per te gezuar ne shtepite publike atje. Ju rralle qellon qe e zhdep ne dru edhe punetoren e seksit. Une nuk po them qe ai nuk eshte ne gjendje qe te ndjehet i lumtur. E lumtur eshte dhe macja ime pasi ushqehet. Por nese lumturia eshte te luaje bilardo e pastaj te vrase shokun e ngushte per lojen kjo lloj lumturie na con perseri te shpella.


SI MSON AI
Ne mjedisin e tij modelet e vetme jane te ngjashmit e vet. Njerezit e kultivuar sapo kane nje mundesi i kane braktisur qytetet kane rendur drejt Tiranes ose me mire drejt perendimit. Intelektualet dhe artistet ata qe percaktojne normat shoqerore te nje qyteti ne periferi e ne rrethe nuk ekzistojne me ose me keq perbuzen si qenie inferiore.


Qytetet ua kemi dorezuar atyre qe nuk jane ne gjendje ose nuk kane deshire te ndertojne qytetari apo atyre qe vijne ne qytet me mentalitet pushtuesi me mentalitetin qe te zene toke jo te zene vend. Modelet qytetare pra jane zhdukur.


Modelet e vetme jane zengjinet e rinj ata qe jane bere te pasur ne menyra te dyshimta dhe qe e mbrojne poziten e vet te re me metoda po aq te dyshimta. Atehere pse duhet ta marrim inat homo dragobicusin Ai thjesht po imiton te fortet e rinj te qytetit.


SA VLEN AI
Homo Dragobicus vlen shume. Ai i duhet politikes sepse me pak zgjuarsi konceptet e tij per nderin mund te jene mjaft dobiprurese per te ndertuar armatat e fanatikeve e militanteve politike. Ai i duhet kastes se re te cifligareve sepse eshte lehtesisht i sundueshem mjafton te luash me ato pak elemente naive qe perbejne sedren e tij.


Homo dragobicus i ben feudalet te ndjehen mire. Sigurisht qe ata vete nuk kane ndonje qellim te dalin nga shpella. Ambiciet e tyre jane te thjeshta me mire i pari i fshatit....
Ai i duhet rrethit te vet sepse me kete shtet asnje nuk eshte i sigurt. E vetmja gje qe mund ti ruaje ato vajza e ato dhi eshte vetem frika se dikush te vret per nje fjale goje.


Ai na duhet dhe ne per te kuptuar veten tone karshi ketij vendi. Homo Dragobicus eshte pasqyra e shoqerise sone. Ne mund te mos shihemi nje dite nje jave a madje dhe nje vit ne pasqyre. Po pasqyra eshte aty. Ne dac quajeni dhe portret. Portreti qe shndrrohet ne moster ndersa ne mbesim te rinj.


SI DO T NDRYSHOJ AI
Dikur kam menduar qe ekonomia i ndryshon njerezit. Po te kene prosperitet nuk do duan ta humbin ate qe kane per nje parakalim femer apo dhi. Por realiteti qe jetojme perdite na tregon se ata qe kane para thjesht kane mundesi te punesojne dike tjeter te vrase.


Kam shpresuar qe duke shkuar jashte shtetit do te adaptohen ndryshojne asimilohen. Por shume prej nesh edhe kur shkojne jashte krijojne Little Dragobite e veta ku vrasja per nder eshte nder. Tani thjesht mendoj se Homo Dragobicus nuk mund te ndryshoje. Duhen ndryshuar shume kushte njekohesisht ekonomike sociale kulturore e politike qe ne nuk kemi mundesi ta bejme. Duhet ndryshuar edhe ndikimi i mbrapshte qe Tirana ka tek ai qe nga TV e deri tek figurat publike.


Duhet ti mesojme te beje qejf me shume te doje me shume te qeshe me shume. E shihni sa thuajse e pamundur qe eshte Homo Dragobicus nuk mund te ndryshoje. Ai eshte i paafte te ndryshoje veten e vet e as qe ka deshire ta beje. Madje jam i sigurt qe nuk ka per ta lexuar as kete Tarte. Une shoh nje problem tek ai por ai nuk gjen asgje qe nuk shkon te vetja. Madje ai sheh nje gje qe nuk shkon tek une Parakalim tim te gabuar... Bang-bang Dhe gezuar vitin e ri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›