E Shtunë, 31 Tetor 2026

32 oferta për skulpturën e presidentit Rugova

Komuna e Prishtinës ka ekspozuar punimet që skulptorët i kanë propozuar për punimin e shtatores se ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Punimet janë të ekspozuara në hollin e objektit të vjetër të komunës. Qytetarët ato mund të shohin nga sot, deri nesër në ora 15:30, më pas Komisioni komunal i cili është i përbërë edhe më ekspertë jashtë komunës do të vendosë për për punimin fitues.

Skulptura fituese, do të ngritët në Sheshin e Pavarësisë “Ibrahim Rugova”.


Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asdren Osaj tha se Komuna e Prishtinës, informon të gjithë qytetarët e interesuar se mund t’i shohin punimet që skulptorët i kanë propozuar për punimin e shtatores. “Janë 32 oferta. Brenda pak ditësh komisioni do të marr vendim për këtë”, tha Osaj për Indeksonline.

Ky është konkursi i dytë më radhë, pasi që konkursin e parë ishte vlerësuar se nuk ka pasur oferta serioze.

Në këtë konkurs, të drejtë konkurrimi kanë pasur të gjithë krijuesit në vend dhe jashtë tij.

Konkursi është shpallur me 01 mars dhe ka qenë i hapur deri me 02 prill. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›