Braktisi foshnjen nena Se rris dot

Nje dite pas braktisjes se foshnjes se saj vetem 1-javeshe ne nje bunker ne lagjen 1 te Pogradecit nena 32-vjecare Valbona Xh. tregon rrjedhen e ngjarjes dhe arsyet e verteta te braktisjes se foshnjes.
Kam presione ne familje. Kam bashkejetuar per 3 vjet me nje person me te cilin kam edhe nje femije tjeter. Por tashme jam ndare dhe per mua eshte shume e veshtire pasi me duhet te jetoj ne shtepine e sime meje dhe me duhet te perballem me dhune psikologjike e jo rralle edhe fizike te tim vellai rrefen Valbona.
Ajo thote se lindjen e femijes e kreu me operacion ne maternitetin e Pogradecit dhe doli qe aty te henen dhe menjehere i shkoi mendja te braktiste foshnjes. Nuk kisha cbeja.
Im vella me kishte thene qe se donte ne shtepi kete femije. Isha teper e trishtuar. Me duhej te gjeja nje zgjidhje dhe mendova se kjo ishte zgjidhja e duhur edhe pse vetem pak ore me vone e kuptova realisht qe kisha bere zgjedhjen e gabuar thote nena 32-vjecare.
Por drama e saj nuk perfundon ketu. Ajo thote se kushtet ekonomike jane teper te veshtira. Por edhe pse ndien pendim ajo i eshte drejtuar maternitetit te Pogradecit ndersa thote se femija i saj do te jete me mire ne jetimore.
E dua tim bir por nuk kam asnje mundesi ekonomike per ta mbajtur pa llogaritur ketu presionet e familjes. Besoj do te jete me mire ne jetimore vijon me tej mes lotesh gruaja.
Nderkohe drejtuesit e maternitetit te Pogradecit konfirmojne rastin ndersa tregojne se 32-vjecarja doli te henen nga materniteti. Foshnja ndodhet ende ne kete institucion ne gjendje te mire shendetesore.
Lidhur me rastin reagoi edhe zyra e ndihmes sociale ne bashki duke i ofruar ndihme ekonomike nene 32-vjecare dhe duke nisur te gjitha procedurat per perfitimin e nje banese me qira nga nje qender sociale ne menyre qe gruaja te mund te jetoje me vete me dy femijet e saj. Mesohet se foshnja do ti jepet serish nenes pas regjistrimit ne zyren e gjendjes civile.
Policia e Pogradecit e ndaloi gruan te henen nen akuzen e braktisjes se foshnjes se mitur dhe pas marrjes ne pyetje e liroi per tu hetuar ne gjendje te lire.
Nuk eshte rasti i pare qe ne qytetin e Pogradecit ndodhin braktisje te femijeve. Pak muaj me pare nje bebe e porsalindur u gjet ne kazanin e plehrave.
Deshmitarja Gruaja e la foshnjen ne bunker
Ngjarja ndodhi pasditen e se henes ne lagjen nr.1 te Pogradecit. Bebja 1-javeshe u gjet nga pastruesja e sherbimit ne nje lulishte.
Arta Berberi thote Shkova per te blere buken kur pashe nje grua me te zeza te dilte nga nje bunker. Bera disa hapa dhe degjova te qarat e nje foshnje. Aty fillova te bertisja e te kerkoja ndihme pasi ne bunker gjendej nje foshnje.
E ndoqa me vrap edhe zonjen por ajo me tha se femija sishte i saj. U futa vete ne bunker dhe bebja e kishte te mbyluar fytyren me kuverte dhe siper saj nje tulle. Mendoj se donte ta vriste. E mora foshnjen dhe iu drejtova maternitetit.