E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat punonjesit te Ministrise se Financave

TIRAN - Shantazh me eksploziv ne veture ndaj punonjesit te Drejtorise se Lojrave
te Fatit ne Ministrine e Financave Ilir uli 38 vjec. Ngjarja ndodhi dje ne mengjes rreth
ores dy te mengjesit kur ne nje bllok pallatesh te reja ne afersi te Kopshtit Zoologjik qe
ndodhet ne komunen e Farkes ne Tirane ku degjua nje shperthim i forte eksplozivi cka
beri qe banoret e zones te zgjohen te frikesuar.

Policia mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes per te nisur hetimet e ngjarjes. Sipas
policise lenda plasese ishe vene ne gomen e pare te vetures se markes Audi A 3
me ngjyre gri me targa TR 95 91 S e cila perdorej nga Ilir uli 38 vjec me banim ne
komunen Farke te Tiranes.

Automjeti ka qene i parkuar poshte pallatit te te demtuarit ne afersi te Kopshtit Zologjik ndersa persona ende te paidentifikuar sipas burimeve te policise kishin aktivizuar lenden plasese. Nga hetimet e para te kryera ne vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ne veture ishin vene rreth 100 grame lende plasese ne pjesen e perparme poshte vetures.

Vete uli i pohoi policise se nuk kishte pasur konflikte apo perplasje me ndonje person gjate punes se tij per asnje motiv. Nderkaq policia dyshon se ngjarja mund te kete lidhje me detyren e tij si punonjes i Ministrise se Financave ne Drejtorine e Lojrave te Fatit.

Deri me tani pista kryesore ne te cilat hedh dyshime policia lidhet me ndonje ndonje konflikt te mundshem personal ose mbi ndonje hakmarrje qe mund te kete ne qender te saj problemet e punes se te demtuarit.

Policia ka marre deklarime te disa personave qe mund te kene dijeni mbi konfliktet e ulit si dhe dijeni mbi rrethanat e ngjarjes se mengjesit te djeshem.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›