E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Kutite ose zgjedhje te parakohshme

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, deklaroi dje se "nese do te kete nje qendrim te per mos hapjen e kutive duke iu referuar vendimeve te gjykatave, opozita do te kerkoje zgjedhjet e parakohshme". "Nuk do te jete e lehte qe te kete nje fillim te mbare te negociatave qe mund te cojne ne nje marreveshje, nese mazhoranca do te shkoje me qendrimin qe kutite nuk i ka ne dore ajo, por do t'i drejtohet gjykates", vleresoi Milo. Ai tha se "opozita nuk di se cfare do te parashtroje mazhoranca, por dine qe opozita eshte shume e vendosur, nuk ka asnje medyshje ne vendosmerine e saj pe te ecur perpara deri ne plotesimin e kerkeses e saj qe ka bere". Nje qendrim i forte ky i Milos, i cili eshte me te vertete i pandryshueshem ne kerkesen e tij per kalimin e vendit ne zgjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›