I arrestuari i ‘Hakmarrjes’, kërkon dëmshpërblim
U burgos në qelitë e sigurisë së lartë në Durrës, si dhe u deklarua nga policia në atë kohë, pjesëtar i grupimit më të madh kriminal dhe terrorist në Shqipërinë e pasviteve ‘90. Kjo është historia e Edmond Kasmit qe kekon sot nga shteti demshperblim
TIRANE-Në shtatorin e vitit 1996, efektivi special i repartit 326 dhe më pas i “Briskut”, Edmond Kasmi u mor nga shërbimi teksa ruante fletët e votimit. U burgos në qelitë e sigurisë së lartë në Durrës, si dhe u deklarua nga policia në atë kohë, pjesëtar i grupimit më të madh kriminal dhe terrorist në Shqipërinë e pasviteve ‘90. Një ndër ato superoperacione policeske, kur me “të thatin digjet dhe i njomi”. Kjo është historia e Edmond Kasmit. Ai rezultoi se ishte i implikuar në organizatën kriminale të njohur si “Hakmarrja për Drejtësi”. Pas 5 muajsh torturash fizike dhe psikologjike ai rifitoi lirinë, por humbi gjithçka kishte në jetë. Humbi punën. Humbi qetësinë. Mbeti pa shtëpi. Traumat psikologjike ishin shkaku i divorcit me vajzën që ishte fejuar para arrestimit. Në kuptimin e plotë të fjalës, i shkatërruar! Tashmë është i martuar dhe me një fëmijë një vjeç e gjysmë, të cilit i ka vënë emrin Firdeus, që ka kuptimin e “kopshtit të begatë”. Burrë e grua pa punë dhe pa një rrogë në shtëpi. Ku nuk ka kërkuar të drejtën. Prej vitit 2000 u ka dërguar kërkesa dhe fakte kryeministrave, presidentëve dhe Ministrisë së Brendshme. Kudo i thonë që ke të drejtë, por askush nuk e ka ndihmuar në këto vjet. Me emrin e ndryshuar në Emin, ai është kthyer në një besimtar dhe praktikant i devotshëm i fesë islame. Edmondi tregon se të paktën ka gjetur paqen shpirtërore dhe shpresën, por që siç duket, nuk mjaftojnë për të mbajtur familjen e tij. “Shteti më detyrohet një dëmshpërblim për të gjitha vuajtjet që më ka shkaktuar, ose të më kthejë në punë, aty ku më mori për të më shkatërruar jetën, - thotë Edmondi. Ai rrëfen për Gazetën të gjitha peripecitë e kaluara prej momentit kur policia kriminale e arrestoi me të padrejtë, për një krim që s’e kishte kryer.
(d.b/BalkanWeb)