Policia-Rames: Trafiku eshte ne kaos
Per te treten here drejtori i Policise se Tiranes, Tonin Vocaj, nepermjet nje shkrese zyrtare drejtuar kryetarit te bashkise se kryeqytetit, Edi Rama, i ben prezent situaten e renduar te trafikut rrugor dhe i kerkon ketij te fundit te liroje bulevardin. Duke qene se dje ishte edhe dita e pare e javes qe sapo nisi, policia e ka pasur te veshtire te orientoje levizjen e automjeteve, si pasoje e bllokimit te bulevardit "Deshmoret e Kombit" nga grevistet. Ngarkesa me e madhe e trafikut rrugor, eshte konstatuar prej ores 07.30 deri ne oren 10.00. Drejtori i Policise Vocaj, ka informuar kryetarin e bashkise Rama, per te gjitha akset rrugore, ku eshte vene re perkeqesimi i situates se trafikut, nga devijimi i levizjes. Nga ana tjeter Vocaj, ka hedhur poshte deklaratat e kryebashkiakut per punen e policise rrugore. "Shqetesimet tuaja per mungese eficence nga policia rrugore, apo per keqdashje ne organizimin e sherbimit, jane te paverteta dhe si te tilla jane te papranueshme per ne", thuhet ne letren e Vocajt. Permbajtja e kesaj letre, nuk ka qene e ndryshme nga dy letrat e para qe i jane drejtuar z.Rama, per te njejtin shqetesim ate te trafikut. Kryepolici i Tiranes, madje i ka kerkuar kete here Rames, te organizojne sondazhe te perbashketa, per te vertetuar dhe evidentuar problemet qe jane shkaktuar keto dite ne trafik, si pasoje e shmangies se automjeteve nga bulevardi "Deshmoret e Kombit". Drejtuesi i larte i policise se kryeqytetit, ka shprehur gatishmerine dhe angazhimin e strukturave te policise, per te vene ne zbatim skemen e re te trafikut, ne lidhje me sheshin "Skenderbej", ku aktualisht vazhdojne punimet per rikonstruksionin e ketij objekti. Duke qene arteria qe lidh qendren e kryeqytetit me rruget kryesore qe degezohen prej sa, devijimi i levizjes se automjeteve nga bulevardi "Deshmoret e Kombit" dhe sheshi "Skenderbej", ka cenuar jeten normale te qytetareve. Drejtori Vocaj i ka kujtuar kryebashkiakut Rama, edhe veprimet e policise qe varet nga institucioni i tij, asaj bashkiake. Aktivizimi i policise bashkiake ne ceshtjet e trafikut rrugor, eshte ne kundershtim me misionin dhe detyrat e kesaj policie te percaktuara ne ligj. Ne lidhje me aktivizimin e policise bashkiake ne problemet e trafikut rrugor, ne kemi konstatuar ne raste te vecanta aktivizimin e saj ne kapercim te parashikimeve te nenit 12, te ligjit per Kodin Rrugor, thuhet ne letrene Vocajt. Duke permbledhur te gjitha keto si nje shqetesim real ne lidhje me situaten e krijuar, Vocaj i ka rikerkuar edhe nje here z.Rama, te nderhyje me autoritetin e kryetarit te bashkise, per zhbllokimin e bulevardit dhe krijimin e normalitetit ne qarkullimin e automjeteve.
Segmentet rrugore te bllokuara nga trafiku, nga ora 07.30-10.00
Rruga e Elbasanit drejt klinikes nr.1
Bulevardi "Zhan D'Ark" nga Berryli drejt klinikes nr.1
Rruga "Deshmoret e 4 Shkurtit" nga libri Universitar deri te Banka e Shqiperise
Rruga "Hoxha Tahsim" nga Unaza ne rrugen "Bardhyl" deri te sheshi "Sul Pasha"
Rruga e Durresit nga Dogana deri te semafori i Muzeut Historik Kombetar
Rruga "Muhamet Gjollesha" nga Zogu i Zi deri tek ura "Vasil Shanto"
Rruga "Myslym Shyri" nga rruga "Muhamet Gjollesha" deri tek kryqezimi me rrugen "Deshmoret e 4 Shkurtit"
Segmenti rrugor nga Farmacia 10 te Stacioni i Trenit deri te Zogu i Zi
"Rruga e Dibres" ne gjithe gjatesine e saj
Segmenti rrugor nga "Misto Mame" pergjate "Rruges se Kavajes" deri te 21 Dhjetori dhe vazhdimi i saj deri tek semafori i Bankes se Shqiperise
Rruga "Komuna e Parisit" deri tek rrethrrotullimi i mapos nr.6
Rruga "Hasim Zeneli" dhe rruga "Dervish Hima" gjate gjithe gjatesise se tyre
Corientim i trafikut ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" tek Ura e Lanes