E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koshtunica: Është propagandë se Kosova është humbur

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë Vojisllav Koshtunica vlerësoi se është shumë me rëndësi që populli serb në Kosovë të ruajë idenë e qartë se i takon shtetit të Serbisë dhe serbet e Kosovës janë qytetarë të Serbisë.

"Është propagandë se Kosova është humbur shumë më herët. Para se gjithash kjo propagandë ka për qëllim që populli serb në Kosovë të dorëzojë dhe lidhet me shtetin e rrejshëm të Kosovës. Prandaj është e rëndësisë më të madhe që serbet me mjete të qeta të mbrojnë drejtën e vet se i takojnë shtetit të Serbisë dhe këtë të drejtë askush nuk mund për t'ia marrë, meqë ajo është e garantuar me Kushtetutë të Serbisë, rezolutën 1244 dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha Koshtunica për agjencinë Beta.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›