E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi ngushëllon Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e sulmeve terroriste që ndodhën në juglindje të Turqisë, ku humbën jetën dhe u plagosën ushtarë, policë e qytetarë.

“Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju, qeverisë tuaj, popullit turk dhe familjarëve të viktimave, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qeveria e Republikës së Kosovës dënon fuqishëm këto sulme terroriste, duke vlerësuar se ato janë një goditje e rëndë kundër vlerave demokratike, civilizuese, dhe cenim i rëndë kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Turqisë. Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës shprehin solidaritetin më të lartë me shtetin dhe popullin turk, në këto momente të rënda”, thuhet në telegramin e kryeministrit Thaçi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›