I bie mermeri në kokë, vdes punëtori 40-vjeçar
21/04/2009 Po punonte në ndërtimin e pallati shumëkatësh
Kushtet e sigurisë, arrestohet drejtuesi teknik i punimeve
DURRES- Një tjetër viktimë në Durrës ka ndërruar jetë teksa i ka rënë në kokë një pllakë e madhe mermeri. Shtetasi Fatmir Imeri me banim në Jub Sukth ishte punësuar sezonalisht në një firmë ndërtimi, e cila po ndërtonte një pallat të lartë në lagjen numër 13, në Plazhin e Durrësit. Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 9.30 të mëngjesit të djeshëm jo shumë larg Urës së Dajlanit në të djathtë të kësaj rruge. Viktima ka qenë së bashku me të tjerë specialistë që shtronin pllaka, bënin suvatim dhe shtronin rrjetin e kabullit në disa kate të pallatit 12-katësh. 40-vjeçari i lindur në Kukës dhe banues në Jub Sukth është goditur nga një pllakë mermeri që ka rënë nga kati më i lartë dhe fakti se ai ka qenë pa mbrojtëse në kokë e ka ndëshkuar rëndë. Burime nga spitali i Durrësit thonë se Imeri ka shkuar i vdekur në repartin e pranimit të urgjencave edhe pse i është ofruar ndihmë shumë e shpejtë. Ai është zbritur nga lartësia ku ka ndodhur aksidenti nga të tjerë punëtorë kurse administratori sipërmarrës i ndërtimit ka vënë në dijeni policinë për ngjarjen. Punëtori e ka pasur të pamundur të mbijetojë, pasi pllaka i ka çarë kafkën dhe e ka shembur përtokë 40-vjeçarin. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë efektivat e policisë dhe grupi i hetimit duke bllokuar vijimin e punimeve për të parë nga afër masat që janë marrë për të garantuar kushte sigurie në punë. Firma kishte izoluar të gjithë gjerësinë ku ishte ndërtuar kantieri për të shmangur çdo parregullsi apo incident. Ndërkohë që sipas grupit të hetimit skelat dhe katet e tjera ku punohej nuk kishin rrjet apo të tjera masa sigurie. Së bashku me ekspertë të policisë në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe specialistë të Inspektoratit të Punës për të mësuar lidhur me masat e sigurisë. Aktualisht policia nuk është shprehur nëse aksidenti i rënë me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit Fatmir Imeri ka ardhur nga pakujdesia apo mosrespektimi i kushteve të punës dhe të sigurisë në punë. Po dje pasdite, disa orë pas ngjarjes, është vënë në kushtet e arrestit në qeli shtetasi Sali V. 53 vjeç. Ai sipas policisë ishte drejtues teknik i punimeve dhe ai duhet të shpjegohet para organeve të hetimit për shkaqet e vdekjes së 40-vjeçarit Fatmir Imeri. Aksidenti i fundit që ka ndodhur është rasti i shtetasit Ismet Jaupi, babai i 3 fëmijëve.