Ngujohet familja e tropojanit në Shkozet
21/04/2009 Pas vrasjes së dy shtetasve dhe plagosjes së tjetrit. Policia, gardh në banesën e Kujtim Hasanaj
DURRES- Vrasja e dibranit Shaban Karabrahimaj, 49 vjeç, dhe kalimtarit Sadik Lazri, 28 vjeç, si dhe plagosja e Iliridan Karabrahimaj ka futur në ngujim të gjithë familjen e autorit të vrasjes. Të gjithë pjesëtarët e familjes së Kujtim Hasanaj që nga mbrëmja e së dielës vijojnë të qëndrojnë të mbyllur brenda në shtëpinë e tyre, kurse vet autori i krimit gjendet prapa hekurave. Viktimat e vrasjes nuk janë varrosur në Durrës dhe në mëngjesin e së hënës dy trupat pa jetë janë nisur drejt vendlindjes së tyre në Bulqizë.
Frikë nga hakmarrja
Një vendim i tillë i familjeve të dëmtuara nga krimi i rëndë ka shtyrë policinë e Durrësit të vendosë masa shumë të forta sigurie në lagje dhe rrugicën e shtëpisë së mbyllur. Shtëpia e Kujtim Hasanaj nga Tropoja me banim në lagjen numër 14 në Durrës është mbajtur nën patrullim të plotë nga efektiva speciale të policisë së shtetit si brenda në shtëpi edhe jashtë saj duke e rrethuar me gardh uniformash të armatosura. Policia synon të garantojë jetën e pjesëtarëve të kësaj familjeje dhe që nga koha e krimit e në vijim nuk është lejuar që në shtëpinë e autorit të krimit të futet ndonjë person qoftë edhe i afërt i tyre apo edhe të dalin pjesëtarë të familjes nga ndërtesa. Krimi ka ndodhur vetëm 3 ditë pasi përmbarimi i Durrësit i kishte kthyer 120 m 2 tokë truall shtetasit Kujtim Hasanaj, i cili e kishte fituar me gjyq pronën për të cilën edhe ndodhi krimi. Por dy vëllezërit Karabrahimi nuk janë pajtuar as me vendimin e gjyqit dhe as me vendimin e përmbarimit që ka ekzekutuar vendimin e drejtësisë. Sherri që ka lindur mes komshinjve ka degjeneruar në përdorimin e armës dhe nga plumbat e pistoletës janë vrarë Shaban Karabrahimi dhe kalimtari i rastit Sadik Lazri. Të dy viktimat janë varrosur në vendlindje dje pasdite.
NGUJIMI
Të gjithë pjesëtarët e familjes së Kujtim Hasanaj që nga mbrëmja e së dielës vijojnë të qëndrojnë të mbyllur brenda në shtëpinë e tyre, kurse vet autori i krimit gjendet prapa hekurave. Viktimat e vrasjes nuk janë varrosur në Durrës dhe në mëngjesin e së hënës dy trupat pa jetë janë nisur drejt vendlindjes së tyre në Bulqizë ku dhe janë kryer ritet mortore.
RUAJTJA
Shtëpia e Kujtim Hasanaj nga Tropoja është mbajtur nën patrullim të plotë nga efektiva speciale të policisë së shtetit si brenda në shtëpi edhe jashtë saj duke e rrethuar me gardh uniformash të armatosura. Policia synon të garantojë jetën e pjesëtarëve të kësaj familje dhe nuk është lejuar që në shtëpinë e autorit të futet ndonjë person qoftë edhe i afërt apo edhe të dalin familjarë nga ndërtesa.
KRIMI
Ngjarja ka ndodhur vetëm 3 ditë pasi përmbarimi i Durrësit i kishte kthyer 120 m 2 tokë truall shtetasit Kujtim Hasanaj. Por dy vëllezërit Karabrahimi nuk janë pajtuar as me vendimin e gjyqit dhe as me vendimin e përmbarimit. Sherri që ka lindur mes komshinjve ka degjeneruar në vrasjen e Shaban Karabrahimi dhe kalimtari i rastit Sadik Lazri, ndërsa është plagosur vëllai i Shabanit.