Peshkatorja nxjerr në breg gomonen e fundosur
21/04/2009 Mendohet të jetë përdorur për kontrabandë
DURRES- Peshkatorja “Sajvina” ka tërhequr për dhjetëra milje nga grykëderdhja e Vjosës deri në kalatën e peshkimit në Durrës një gomone të shfryrë, e cila kishte rënë në rrjetat e peshkimit. Kapiteni i anijes së gjuetisë, Fatmir Haxhija, ka thënë se gjatë kohës kur peshkatarët kishin hedhur në det rrjetat kishin ndeshur në një material që i ka bërë kureshtar. Motopeshkatorja ka nxjerrë nga një thellësi 70 m gomonen e gjatë 10 metër. Nga të dhënat që ka ofruar policia mësohet se kjo gomone është zbuluar nga peshkatorja e Durrësit rreth 25 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosë. Mjeti transportues i klandestinëve apo mallrave kontrabandë duhet të ketë përfunduar në ujërat e Adriatikut pas ndonjë incidenti detar. Ekspertët e përjashtojnë mundësinë e fundosjes së qëllimtë nga vet pronarët e mjetit, pasi gomonia duhet të ketë rrezikuar ekuipazhin e saj, mallin apo edhe klandestinët, nëse ka pasur të tillë, pasi ka qenë shumë milje larg bregut. Edhe pse nuk është dhënë versioni përfundimtar mendohet se mjeti lundrues shumë i shpejtë dhe me motor shumë të fuqishëm duhet të ketë pësuar ndonjë “përleshje” me ndonjë nga mjetet lundruese të transportit të mallrave apo me ndonjë mjet tjetër pirate. Mjeti lundrues kishte marrë një të çarë anësore dhe kjo e ka fundosur në ujërat e detit, ndërkohë që specialistët mendojnë se qëndrimi në gjendje të fundosur nuk duhet të jetë shumë i gjatë.