Leskaj: Programi qeverisës garanci për fitore
21/04/2009 Ligjvënësit socialistë takime në zonat elektorale
Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së Valentina Leskaj zhvilloi dje një takim me banorë të komunës së Shirgjanit të Qarkut Elbasan. Gjatë fjalës së saj kryetarja e ligjvënësve socialistë ka vijuar prezantimin e programit të ri qeverisës të PS-së. Sipas saj, PS-ja do të fitojë më 28 qershor, pasi kjo parti ka një program të mirëstrukturuar, që është garanci për fitoren dhe qeverisjen e së nesërmes së fitores. Ndërkohë, duke zbardhur detaje të programit qeverisës, Leskaj u përqendrua tek emigracioni dhe konkretisht në atë çfarë përmban ky program për këtë çështje. “Shqipëria ka një numër shumë të madh emigrantësh. Punojnë për vite të tëra në emigracion, në Greqi dhe në Itali dhe nuk u njihet periudha e punës për efekt pensioni. Ne do të lidhim marrëveshje me Greqinë dhe Italinë për njohje reciproke të periudhës së sigurimit për efekt pensioni, që do të thotë se vitet pune që ke punuar në Shqipëri të bashkohen me vitet e punës në emigracion, në Itali apo Greqi; nëse jeton në këto vende, e merr pensionin atje; nëse jeton në Shqipëri, e merr pensionin në Shqipëri”, - u shpreh Leskaj lidhur me këtë çështje. Sipas saj, kjo qeveri dy gjëra ua ka dhënë me shumicë shqiptarëve: varfërinë dhe skandalet, që sipas saj kanë qenë të njëpasnjëshme që nga Gërdeci. Ajo u shpreh se “28 qershori është rasti i madh për ti dhënë jetën që meriton çdo të riu, çdo gruaje, çdo pensionisti, çdo fëmije të këtij vendi, për tu dhënë shqiptarëve mirëqenien dhe respektin që meritojnë dhe ne do ta bëjmë këtë së bashku”.