Në Turqi filloi samiti i Azisë
Udhëheqësit e Azisë janë tubuar në Stamboll, për të marrë pjesë në samitin e sigurisë, që synon rritjen e sigurisë dhe të besimit në këtë kontinent.
Konferenca e përbërë nga 20 shtete të Azisë, është themeluar në fund të viteve të 90-ta.
Pritet që së paku tetë presidentë të shteteve, përfshirë edhe atë të Iranit, si dhe kryeministrin e Rusisë, do të marrin pjesë në këtë samit, pjesa ministrore e të cilit filloi sot.
Mendohet se Turqia, që e merr presidencën e radhës nga Kazakistani, do të përpiqet ta dënoj Izraelin për ndërhyrjen e tij në flotën e anijeve me ndihma për në Gaza, me ç’rast u vranë 9 persona me shtetësi turke.
Izraeli, po ashtu anëtar i kësaj konference, me gjasë nuk do të jetë në mesin e pjesëmarrësve.