I biri rreh nënën e tij 73- vjeçare, procedohet
01/07/2009 Në gjendje të dehur
Devoll- 45-vjeçari, Koço Trajani, banor i fshatit Hoçisht në rrethin e Devollit, i cili prej kohësh jeton i vetëm në banesën e tij në këtë fshat, sa herë dehej nëpër lokale apo ndihej edhe më tepër i vetmuar dhe në gjendje dëshpërimi nuk bënte gjë tjetër veçse kërcënonte dhe rrihte nënën e tij, e cila jetonte në shtëpinë e vet. Por nëse për kërcënimet e mëparshme nëna e tij nuk ka dashur të denoncojë, së fundi, kur ajo është goditur nga djali i vet i është drejtuar policisë për ndihmë. Tashmë për birin e saj kanë filluar procedurat penale, ku Koço Trajanit do t’i duhet të përballet me organet e drejtësisë për veprat penale të dhunimit të banesës, por njëkohësisht edhe për kanosje. Sjellja e dëshpëruar e 45-vjeçarit është konfirmuar edhe nga burime të policisë, të cilat sqaruan se ky shtetas herë pas here hynte në banesën e nënës së vet dhe ushtron dhunë mbi nënën e tij të moshës 73- vjeçare. Hetimet e policisë kanë treguar se shtetasit Koço Trajani jeton i vetëm në banesë më vete nga nëna e tij, por në të njëjtin fshat me të, por në gjendje depresioni kanoste nënën e tij. Sipas burimeve në fjalë, tashmë janë kryer veprimet procedurale për veprën penale për dhunim të banesës dhe kanosje, parashikuar nga neni112 dhe neni 84 i Kodit Penal.
Aktualisht materialet kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.