Prifti: Nuk votoj Ramën kryeministër
01/07/2009 LSI lëshon sinjalet e para mbi qëndrimet postelektorale
“Do të jenë forumet e larta vendimmarrëse ato që do të vendosin”
Lëvizja Socialiste për Integrim shfaqet në atmosferën e ndezur të procesit të postvotimit me sinjalet e para mbi qëndrimet e saj. Më qartë, edhe pse jo në mënyrë zyrtare, përfaqësuesit e kësaj partie, të cilët ende zyrtarisht nuk janë pjesë e kuvendit të ri shqiptar, deklarojnë hapur kundërshtinë e tyre ndaj një bashkëpunimi postzgjedhor me Partinë Socialiste. Ndërkohë që nga ana tjetër, duke qëndruar larg një kampi të tillë, lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me të djathtën, në rast se do t’i jepej mundësia të ishte ai kampi që do të kishte mundësinë të krijonte qeverinë e re. Kështu, kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun e Fierit, Dritan Prifti, gjatë një prononcimi për shtyp deklaroi prerë se nuk do të votonte nesër në parlamentin e ri për Edi Ramën kryeministër. Në këtë mënyrë, duke qenë se tashmë përfaqësimi i tij në kuvendin e ri është i konfirmuar, edhe pse jo në mënyrë zyrtare, Prifti shpreh qartë qëndrimin e tij, por duke e theksuar si një qëndrim personal. “Unë nuk do të votoj në Kuvend për Edi Ramën si kryeministri i ri i vendit”, - nënvizoi prifti gjatë fjalës së tij. E në fakt pakënaqësitë e LSI-së ndaj PS-së u shtuan që në kohën e shartimit të procesit të numërimit të votave, pasi në pretendimin e LSI-së socialistët janë përpjekur gjatë gjithë kohës që në zona të veçanta të vendit të tjetërsojnë rezultatin në favor të tyre. Por këtë me votat e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, pra duke i llogaritur ato si vota të PS-së. Ndërkohë që nënkryetari i LSI-së, Prifti, duke mos shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndrimin karshi së djathtës, e konkretisht me PD-në, në rast se do të jetë ajo partia që do të ketë mundësinë për të qeverisur dhe një tjetër mandat katërvjeçar, nënvizoi se “Ilir Meta nuk mund të më detyrojë mua të japë votën për Edi Ramën”. Megjithatë, sipas tij, ky është një qëndrim dhe vlerësim individual, pasi do të jenë forumet e larta vendimmarrëse të Lëvizjes Socialiste për Integrim ato që në kohën e duhur do të marrin vendimin mbi pozicionin postelektoral të kësaj partie. Pra, mbetet fillimisht për t’u parë se cila do të jetë forca që do të ketë të drejtën të krijojë qeverinë e re dhe më pas të nisin negociatat mes palëve.