E Shtunë, 31 Tetor 2026

I bllokojne rrugen, nxjerr armet

Nje 24-vjecar nga qyteti i Durresit eshte arrestuar ne flagrance dje per "kanosje" ndersa i eshte gjetur ne automjet edhe nje arsenal i vogel armatimesh, qe dyshohet se mund te perdorej gjate konfliktit. Nje telefonate rreth ores 10.00 te paradites ne sallen operative njoftonte se Denis Kapidani, banor i lagjes numer 15 te Durresit, mund te kryente nje krim te rende. Nje furgon i grupit te gatshem te Komisariatit te Durresit u nis per ne vendin e sinjalizuar, nje rrugice te lagjes numer 18, ne periferi te qytetit.
Ndermjet Kapidanit, i cili drejtonte nje kamion dhe nje qytetari me iniciale A.T., grindja kishte marre permasat e nje konflikti. Gjithcka kishte zene fill pas bllokimit te rruges nga njeri prej personave te perfshire ne konflikt. Ndersa mberrinte policia, A. T. u tregoi uniformave blu se 24-vjecari me origjine nga zona periferike e Spitalles e kishte kanosur me jeten, duke i drejtuar tyten e nje arme zjarri, pas nje grindjeje per motive banale. Policia e Durresit ushtroi kontroll ne kamionin me targa DR 2454 E te drejtuar nga 24-vjecari.
Gjate kontrollit ne kabine, uniformat blu gjeten e sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje automatik model 56 me 100 cope fisheke, nje pistolete model 54 me 8 cope fisheke si dhe nje thike e cila permbush kushtet per t'u cilesuar arme e ftohte. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Durresit bene te ditur se 24-vjecari Denis Kapidani do te akuzohet per veprat penale te "kanosjes serioze per jeten", "mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake" si dhe "mbajtjes pa leje te armeve te ftohta". Nderkohe te njejtat burime pohuan mbreme se "nderhyrja e policise ka evituar nje krim te rende, pasi ishte e paparashikueshme rrjedha qe mund te merrnin ngjarjet".
Keti Jaupaj

Ne pranga:
Denis Kapidani, 24 vjec
Banues ne Spitalle, Durres
Sekuestruar:
Nje automatik
Nje pistolete
Nje thike
Dy krehera me fisheke
Kamioni me targa DR2454E

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›